Notice: class-oembed.php is deprecated since version 5.3.0! Use wp-includes/class-wp-oembed.php instead. in /home/arber/public_html/wp-includes/functions.php on line 4719
Emisjoni i mëngjesitAldo Morning Show
Drejtues e regjisor Aldo Lipe
Të hënënOra 6.59 -10.10
Të martënOra 6.59 -10.10
Të mërkurenOra 6.59 -10.10
Të enjtenOra 6.59 -10.10
Të premtenOra 6.59 -10.10
Të shtunënOra 6.59 -10.10
Kanali TvTV Klan

Dielli lind ndryshe në TVKLAN, në 7 pa 1 minutë nga e hëna në të premten me “Aldo Morning Show” deri në 10.00.

Të lodhur apo të palodhur nga gjumi i natës, nga e djeshmja me halle e strese, ekrani ynë ju fton të zgjohemi me buzeqeshje, me qeshje, me nënqeshje, dhe më kryesorja… me një adrenaline të paparë për ta nisur mbarë ditën.

Telefonata jo vetëm nga Shqipëria, por kudo ku ka ADN shqiptarësh në mbarë botën, muzikë vetëm për t’u zgjuar dhe për të bërë ato çfarë bëni çdo mëngjes, biseda nga më të ndryshmet e shumë e shumë të tjera në “Aldo Morning Show”.

Informacione urbane, por jo lajme, nga qytete të ndryshme: Tirana, Korça, Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Elbasani dhe Durrësi.

Aldo ju “zgjon” këndshëm edhe me korrespondët, lidhjet direkte në Skype, sms për temën e ditës, të ftuarit në studio dhe muzikë të çdo kohe. Të gjithë kanë mundësi të bëhen pjesë e këtij programi. Argëtohuni dhe niseni ditën me “Aldo Morning Show” çdo mëngjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here