Emisjon Muzikor Talente te rejaKëndo Këngën Time
Çdo te enjteOra 21.00
Kanali TvVizion Plus

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, ato mbeten hite të pazëvëndësueshme në historinë e muzikës shqiptare. Përmes këtij formati rikthejmë në vëmëndje repertorin e atyre viteve përmes zërave të rinj.

Çdo javë një artist big do të përballet me emocionet që do të shkaktojnë interpretues të rinj, të cilët do t’i sjellin këngët e big-ëve, të stilizuara, më bashkëkohore.
8+1 është formula e #KKT-së; Tetë këngëtarë të rinj, të prezantuar me publikun kryesisht në garat muzikore të talenteve të rinj, si “Voice of Albania” apo “X-Factor Albania”, Gigliola Haveriku, Jona Pepkolaj, Anxhela Elmazi, Marjona Metohu, Mario Mançelli, Rei Bezhani, Andi Tanko e Gerald Murrja janë “në luftë” çdo javë për të shkaktuar emocione tek këngëtarë si: Aurela Gaçe, Elton Deda, Irma Libohova, Rovena Dilo, Sabri Fejzullahu etj.
Tetë këngë që i ngjajnë një recitali honorifik dhe një e vetme, kali i betejes, kënga e zemrës, i përket lavdisë së artistit big, që vjen në këtë format edhe në një rrëfim të pazakontë.
Adrenalina e bandës muzikore që do të luajë live, kombinuar në një studio moderne e mikpritëse, do të sjellë një stinë të re: një fund vjeshtë e prag dimër mini recitalesh muzikore në ekran.

Kasti i këngëtarëve të rinj:

Gigliola Haveriku është psikologe klinike me profesion, por që prej tre vjetësh, inerpreton live nëpër koncerte dhe skena të ndryshme në Tiranë dhe në rrethe, me bandën e saj jazz “Hot Club Tirana”, ku lëvrojnë rryma si jazz latin, swing apo klezmer. Kënga është pasion i hershëm, çka e ndoqi deri sa u përball me publikun e gjerë, në takimin e parë, në vitin 2015, në talent show-n “The voice of Albania”

Rei Bezhani prej vitesh tashmë njihet si pianist i skenës klasike. Është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Eksperiencën me këndimin e ka filluar në talent show-t shqiptare dhe pas tyre, ka prezantuar edhe klipet e tij të para. Gjithashtu ka pasur eksperiencë edhe me prezantimin, në zhanrin e një “One Man Show” në spektaktlin që mban autorësinë e tij: “Omletë”,

Anxhela Elmazi ka mbaruar studimet për kanto në Liceun Artistik “Jordan Misja” në kryeqytet. Aktualisht vazhdon studimet per Regji Filmi & Televizioni në Universitetin e Arteve, në Tiranë. Është e apasionuar pas grafikës dhe dizajnit. U prezantua për herë të parë në publik në vitin 2017 në “The Voice of Albania”, ku i shkoi garës deri në fund, në katërshen finaliste.
Skena e muzikës live, kryesisht ajo me karakter rock-u ka qenë një prej impenjimeve të saj më të dashura.

Gerald Murrja ka mbaruar Liceun Artistik dhe Universitetin e Arteve në degën e kantos, profili tenor. Vjen nga show i talenteve “X Factor Albania”, si pjese e grupit Classic Boys, për t’u prezantuar më pas ne gara të rëndësishme si Festivali i Këngës në Radio Televizion apo Kënga Magjike.
Aktualisht eshtë pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Ka ndjekur master klasa me pedagogë të njohur europianë, në Francë, Spanjë, Gjermani e Itali.

Marjona Metohu prej vitesh ka studiuar muzikë dhe  njihet si këngëtare e muzikës live në disa klube të mëdha të Tiranës. Përballjen e parë me publikun e pati gjatë pjesëmarrjes në garën e këngës për fëmijë “ Gjeniu i vogël” dhe më vonë në “The Voice of Albania” si edhe në gara muzikore profesionale si “Kënga Magjike”.Aktualisht po investon për krijimtari personale.

Mario Mançelli ka studjuar ne Liceun  Artistik ”Jordan Misja” dhe aktualisht ndjek  studimet e larta e në Universitetin  e Arteve në degën  e kitarës! Është prezantuar për herë të parë në publik nëpërmjet formatit të talenteve “The Voice  of Albania”, në edicionin e 6-të, ku mbërriti deri në fazën e gjysmë finales. Momentalisht është i angazhuat me grupin e tij “Dopamine” me muzikë live në Tiranë.

Jona Pepkolaj është studente në Fakultetin e Ekonomisë. Që në moshën 15 vjeçare ka qenë pjesë e bandës muzikore “Who gives a funk”, me të cilën ka luajtur muzikë funk, pop, rock, blues etj. Pas shkrirjes së grupit, nisi thjesht të prezantohej me “Jola Pepkolaj Band” dhe merr pjesë aktivisht në jetën e muzikës live në kryeqytet dhe kudo.
Ka qenë pjesë e garës së talenteve “The Voice of Albania” dhe pas këtij prezantimi, njohu publikun me këngën e parë të krijimtarisë së saj: “Eyes”

Andi Tanko është diplomuar për Multimedia dhe Tv digjital. Prej më shumë se 10 vjetësh, është pjesë e jetës së muzikës live. Është prezantuar për publikun në “The Voice”, si edhe ka qenë pjesëmarrës si solist në edicionin e 54 të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Aktualisht është pjesëtar i grupit “Urban Band”. Sapo ka nisur të japë mësime të kitarës klasike, por është i apasionuar pas muzikës rock dhe heavy metal

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here