Moderatorja Rudina Dembacaj iu kthye vorbullës mediatike teksa inaguroi restorantin e saj, biznes për të cilin falenderoi ish-deputetin Mark Frroku që kishte besuar tek ajo.

Nga ana tjetër, ish-bashkëshorti i Dembacajt, Aleksandër Varfaj vetëm një muaj më parë ka publikuar një foto, ku krahas saj shkruan një shprehje me anë të së cilës tregon ndjesitë rreth gjërave që po i ndodhin.

“Të gjithë ëndërrojmë për më lart,”– shkrua Aleksi, me profesion mekanik krahas postimit ku shihet se ka pozuar në Stuttgart të Gjermanisë.

Postimi i Aleksandër Varfaj

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rudina Dembcaj, teksa mbante fjalën e saj për të ftuarit në inagurimin e restorantit të ri “Cormeum”, falenderoi Markun. “Si fillim falenderoj Markun që besoi tek unë, është i zgjuar,”- tha moderatorja.

Dembacaj prej muajsh ka nisur procedurat e divorcit me Varfajn, me të cilin ka edhe një vajzë, ndërkohë që përflitet se shkak për këtë ndarje u bë lidhja e saj e re me ish-deputetin Mark Frroku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here