Skanderbeg

0
50
Skandërbeg
Çdo te dielë ora 21.00
Kanlai T – Digitalb

“Skandërbeg” trajton jetën e banorëve dhe ushtarëve të Skënderbeut në një kështjellë të rrethuar nga turqit, diku në kufijtë verilindorë të Arbërisë. Pavarësisht se për Skënderbeun flitet shumë, ne nuk e shohim kurrë atë, me përjashtim të një rasti të vetëm. Skënderbeu me ushtrinë rri nëpër male dhe i sulmon turqit në prapavijë.

Qendra e ngjarjeve është Hani, ku Hanxhiu Pilo përpiqet të mbajë një ekuilibër të brishtë mes mbrojtjes së kështjellës; kontrabandës me turkun Jusuf; qetësisë të të shoqes, Zojës; paprekshmërisë së bukurisë së Lulës, shërbëtores; tentativave të Fisnikut Teodor për t'ia blerë hanin; dhe mbi të gjitha, mos-daljes në bedena gjatë sulemve turke, vend ku dalja është e sigurt, por jo kthimi.

Gjeografia na shpie dhe në kampin turk, ku Pashai, një njeri i egër që është i butë e i dashur vetëm me maçokun e tij, Misirin, provon të tëra mjetet e mundshme për ta thyer kështjellën, i ndihmuar por më shumë i penguar pa dashje nga adjutanti i vet intrigant, Selimi. Në çadrën e tij, përveç Haremit, hujnë e dalin personazhe të kampit, jeniçerë e azapë, komandantë njësish dhe spiunë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here